Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 23-të në Superligë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Drilon Hazrollaj.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Enes Shosholli, Lulzim Berisha dhe Bujar Guta, përcjell Arbresh.info.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 23-të t’i takojë Drilon Hazrollajt, pasi ai ishte sërish përcaktues në fitoren e Malishevës, kësaj radhe si mysafir kundër Gjilanit, me rezultat 3:2. Hazrollaj shënoi het-trik, duke siguruar tri pikë të rëndësishme që e inkuadrojnë Malishevën në garë për dalje në Evropë.
Ky është çmimi i tretë për Hazrollajn në këtë edicion dhe i dyti radhazi. Futbollisti i ri i Malishevës i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme u shfaq i lumtur për vlerësimin si më i miri i javës.
“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i i tretë për mua dhe është motivim shtesë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër