Lionel Messi është një ndër kandidatët më serioz për ta fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019.
Por, Eden Hazard i Real Madridit beson se ky çmim duhet të shkojë për njërin prej Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Virgil van Dijk që kanë triumfuar me Liverpoolin në UEFA Champions League.
“Do t’ia jepja një lojtari të Liverpoolit”, u shpreh Hazard për Le Parisien. “Mane, Salah ose Van Dijk e meritojnë atë”.
“Nëse Sadio do ta kishte fituar Kupën e Kombeve të Afrikës me Senegalin, sot nuk do të kishte debat. Do të ishte bukur nëse ai e fiton atë. Ose Momo, që është shoku im. Do të ishte mirë për futbollin Afrikan dhe atë Anglez”. /Gazeta Express
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...