Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të luajnë ndeshjen vendimtare nesër mbrëma në Mitrovicë.
Kjo ndeshje fillon në ora 19:00 dhe përcakton kampionin për sezonin 2023/24, shkruan Arbresh.info.
Kapiteni legjendar i Trepcës, Valdrin Haxhiu beson dhe shpreson në fitoren e Trepçës.
Në një video të publikuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, kapiteni mitrovicas thotë se e gjithë sezoni e Trepçës është në këtë ndeshje.
“Shpresoj dhe besoj në fitoren e ekipit tonë,, besoj se gjithë viti ynë është në këtë ndeshje dhe pres përfaqësim maksimal me luftë nga bashkëlojtarët dhe gjithë stafi, po ashtu pres një suport shumë të madh nga tifozët tanë Torcida”, ka thënë Valdrin Haxhiu.
Për kapitenin e Trepçës kjo do të jetë ndeshja e fundit në karrierën e tij si basketbollist profesionist.
Xehetarët kërkojnë të shpallen kampion të Kosovës pas 12 vjetëve./Arbresh.info/
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...