Paris Saint-Germain ka arritur të shënoj fitore në ndeshje ndaj Montepellierit në kuadër të xhiros së 26-të në Ligue 1, me rezultat 6-2.
Mbappe ishte njeriu i kësaj mbrëmje, me tre gola të shënuar dhe një asistim të dhënë, shkruan Arbresh.info.
Vitinha në minutën e 14-të shënoi golin e parë në këtë ndeshje.
Kurse tetë minuta më vonë shënoi Mbappe për 2-0.
Montepellieri u rikthye për të shënuar dy gola në pjesën e parë dhe për të barazuar ndeshjen.
Fillimisht Nordin në minutën e 30-të ngushtoi epërsinë.
Më pas në fund të pjesës së parë Savanier nga penalltia barazoi, por kjo ishte e tëra cfarë bëri skuadra vendase.
Në pjesën e dytë Parisi shënoi katër gola.
Mbappe realizoi golin e dytë personal në minutën e 50të dhe riktheu epërsinë në 3-2 për Parisin.
Tre minuta më vonë Lee Kang-in shënoi për 4-2.
Mbappe kompletoi hattrickun në minutën e 63-të dhe shënoi për 5-2.
Kurse Mendesi në minutën e 89-të për 6-2 dhe rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore Parisi ka 59 pikë dhe është në vendin e parë kurse Montepellieri thellon krizën ku ka 26 pikë pas 26 ndeshjeve dhe ndodhet në vendin e 14-të./Arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër