Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, po mendon për një rikthim në Premier League para se të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Mediat britanike raportojnë se në kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2027, ekziston një klauzolë largimi për sezonin e ardhshëm me vlerë 60 milionë euro.
Sipas “TalkSPORT”, Kane dëshiron të kthehet në Angli për të thyer rekordin e golave të Alan Shearer.
Ish-kapiteni i Tottenhamit ka shënuar 213 gola në Premier League, ndërsa i nevojiten 261 për të kaluar legjendën angleze.
Një rikthim te Tottenham mbetet opsion, por Kane është i gatshëm të bashkohet edhe me ndonjë klub tjetër anglez për të realizuar synimin e tij.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka reaguar pas publikimit të klauzolës, duke theksuar për “BILD” se Kane, tashmë 32-vjeçar, “është mjaftueshëm i rritur për të marrë vetë vendimet e tij, me ose pa klauzolë”./rtk
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...