Superylli Harry Kane ka “shkatërruar” ish kampionin e Premierë Ligës, Leicester City, duke shënuar katër gola ndaj tyre.
Tottenhami ka siguruar fitore me rezultat të thellë 1 me 6 në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë ndaj “Dhelprave” në stadiumin ‘King Power’, shkruan portali arbresh.info.
Harry Kane, i cili shënoi katër gola gjatë këtij takimi (25′) (63′) (89′) (92′), ka thyer gjithashtu rekord duke u bërë lojtari i parë i “Spursve” që ka shënuar mbi 30 gola brenda të gjitha kompeticioneve qysh nga Martin Chivers në vitin 1973.
Lexo edhe: Pasimet e Granit Xhakës, tifozët e kanë vërejtur një gjë në ndeshjen e fundit (VIDEO)
Reprezentuesi i Koresë Jugore, Son Heung Min ishte autori i dy golave tjerë (36′) (71′) për skuadrën e Mauricio Pochettinos, që tashmë ka të sigurt pozitën e dytë në Premierë Ligë.
Leicester City, që kërkonte fitoren e parë në shtëpi ndaj Tottenhamit, arriti të shënoi vetëm një herë përmes mbrojtësit Ben Chilwell në minutën e 59′.
Tottenhami vazhdon qëndrimin pas kampionit- Chelseat, me 83 pikë, ndërsa Leicester City qëndron në pozitën e 11 me 43 pikë./arbresh.info
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...
Omani: Bisedimet SHBA-Iran përfunduan me përparime të rëndës...