Lewis Hamilton ka triumfuar në Çmimin e Madh të Francës pas një dekade. Ky ishte triumfi i 65-të i anglezit. Ishte një garë pa shumë emocione, hiq startin ku pati disa makina të përplasura duke detyruar edhe makinën e sigurisë të dalë në pistë për disa xhiro derisa të pastrohej pista.
Vettel ishte protagonisti në start teksa nuk i ka hapur rrugë Bottas-it i cili ishte më përpara në kthesë, duke e prekur me hundën e tij në gomën e majtë. Të dy pësuan dëme dhe duhet të futeshin në bokse për të riparuar makinat.
Pas daljes nga pista të makinës së sigurisë gara u zhvillua normalisht, me Vettel që duhet të bënte edhe 5 sekonda penallti për gabimin ndaj Bottas. Gjithsesi Ferrari i tij ishte shumë i shpejtë dhe ai arriti të rikuperonte shumë pozicione gjatë garës.
Hamilton nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, me Riccardo, Verstappen dhe Raikkonen që konkurronin për vendin e dytë gjatë gjithë kohës. Në fund, ishte holandezi ai që kapi vendin e dytë, me finlandezin e Ferrari-t që kapi vendin e fundit të podiumit. Vettel duhet të kënaqet vetëm me vendin e 5-të.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...