Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton ka nënshkruar një kontratë të re një-vjeçare me Mercedes për sezonin 2021.
Marrëveshja e mëparshme e 36-vjeçrit përfundoi në vitin 2020, por ai tani do të garoj për Mercedesin për një sezon të nëntë, raporton BBC.
Hamilton u bë vozitësi më i suksesshëm në histori të këtij sporti në vitin 2020, duke thyer rekordin e fitoreve të të gjitha kohërave të Michael Schumacher dhe duke barazuar arritjet e gjermanit me shtatë tituj, transmeton arbresh.info.
“Ekipi ynë ka arritur gjëra të pabesueshme së bashku,” tha Hamilton.
“Ne shpresojmë të ndërtojmë mbi suksesin tonë edhe më tej, ndërkohë që vazhdimisht kërkojmë të përmirësohemi, si brenda edhe jashtë pistës.”
Një pjesë e marrëveshjes së re përfshinë një angazhim nga Mercedes për të vazhduar të punojnë me Hamilton në kërkimin e një “diversiteti më të madh dhe përfshirje në këtë sport”.
Ata do të punojë në krijimin e një fondacioni bamirësie të ri të përbashkët dhe Hamilton tha që prodhuesi ka qenë shumë mbështetës për këtë çështje.
“Jam krenar të them se po e çojmë atë përpjekje më tutje këtë vit duke nisur një fondacion kushtuar diversitetit dhe përfshirjes në sport,” shtoi ai.
“Jam i frymëzuar nga të gjitha ato që ne mund të ndërtojmë së bashku dhe mezi presim të rikthehemi në pistë në Mars.”/arbresh.info/
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...