Basketbollisti më i mirë i Indiana Pacers, Tyrese Haliburton pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij deri më tani.
Ai pati një këputje të tendinit të Akilit, në çerekun e parë të finales së shtatë në NBA ndaj Oklahama City Thunder, ku u detyrua të largohet nga loja, shkruan Arbresh.info.
Për fat të keq të tij dhe të skuadrës Indiana u mposht nga OKC në fund me rezultat 103 – 91, ku edhe humbi titullin kampion.
Pas atij lëndimi Tyrese u operua dhe gjatë ditës së sotme doli me një mesazh të gjatë në rrjetin social Instagram, ku rrëfeu ndjenjat e tij të përziera emocionale.
“Nuk e di si ta shpjegoj ndryshe përveçse si një tronditje totale. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen që po ndjej nga ky zhgënjim. Frustrimi është i papërshkrueshëm. Kam punuar gjithë jetën time për të arritur këtë moment dhe… kjo është mënyra si përfundon? Nuk ka kuptim. Tani që kam bërë operacion, do doja të mos e dija sa herë njerëzit do më thonë: ‘do kthehesh më i fortë’. Klishe e zakonshme. Por kjo situatë është e rëndë”.
“Trupi im ndihet si i paralizuar. Por më së shumti, po më dhemb mendja. Ndihem sikur po flas pa lidhje, por e di që një ditë do ta shikoj këtë si një moment që ia dola mbanë, si një pengesë që e munda me krenari”.
“Më vjen keq që duhet ta them këtë pa qenë aty për ju, pa ju treguar si do luftonte ky djalë. Në moshën 25-vjeçare, tashmë kam mësuar se Zoti nuk na jep më shumë se sa mund të përballojmë. E di që do dal nga kjo si një njeri më i mirë dhe si një lojtar më i fortë. Dhe për të qenë i sinqertë, nuk e kam aspak problem këtë rrugë – edhe me akilin e këputur”.
“Do ta bëja prapë, dhe prapë, për këtë qytet dhe për vëllezërit e mi. Për mundësinë që të bëj diçka të madhe. Indy, më vjen keq. Nëse ka një tifozëri që nuk e meriton këtë, jeni ju. Por bashkë do luftojmë si në ferr për t’u rikthyer në këtë pikë, për ta kaluar këtë pengesë”.
“Nuk dyshoj për asnjë moment që ju më mbështesni, dhe shpresoj e besoj se e dini që edhe unë ju kam gjithmonë pas vetes. Kobe e tha më së miri kur ishte në një situatë si kjo: ‘Ka sfida shumë më të mëdha në botë sesa një akil i këputur. Mos u mëshironi me veten, gjejeni dritën në errësirë dhe punoni me të njëjtën besim, vendosmëri dhe qëndrueshmëri si gjithmonë.’ Dhe kjo është fiks ajo që do bëj. Do bëj gjithçka për t’u rikthyer më i fortë se kurrë. Udhëtimi im deri këtu nuk ka qenë rastësi – çdo ditë jam përpjekur të jem më i miri që mundem. Dhe do vazhdoj ta bëj këtë”.
“Më e rëndësishmja nga të gjitha është kjo: jam mirënjohës. Mirënjohës për çdo përvojë që më ka sjellë deri këtu. Jam mirënjohës për gjithë dashurinë që kam marrë nga bota e basketbollit. Nuk ‘duhet’ të kaloj përmes kësaj – por kam fatin të kem një mundësi për ta përballuar. Dhe për këtë jam mirënjohës. Shikoni si do kthehem pas kësaj. Jepmëni pak kohë, do ngrihem, do pastroj pluhurin dhe do rikthehem të jem versioni më i mirë i Tyrese Haliburton”, ka shkruar ylli i Indiana Pacers./Arbresh.info
View this post on Instagram
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...