Shqipëria ka pranuar edhe golin e dytë në takimin kundër Turqisë.
Ndeshja ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në kuadër të xhiros së parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit nga Burak Yilmaz në minutën e 21′, Hakan Calhanoglu dyfishoi epërsinë e skuadrës mysafire në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Ylli i AC Milanit realizoi supergol për 2 me 0 nga distanca derisa po zhvillohej minuta e 55′ e ndeshjes.
Skuadra nën udhëheqjen e Christian Panuccit i dhuroi një hapësirë të mjaftueshme mesfushorit të “Rossonerëve”, i cili befasoi portierin kosovar Etrit Berishën./arbresh.info/
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...