Arturo Vidal e ka pësuar nga hajdutët këtë herë. Mesfushorit të Interit i kanë hyrë në shtëpinë e tij në periferi të Comos, mbrëmjen e derbit të 7 nëntorit kundër AC Milan.
Hajdutët kanë marrë sende me vlerë dhe bizhuteri ari, ndërkohë që fatin e keq e ka pasur edhe një nga makinat luksoze të kilianit.
Fuoristrada Brabus Amg G700, me vlerë rreth 150 mijë dollarë, është marrë nga hajdutët, të cilët në fakt tentuan të plaçkisnin Ferrarin 448 Spider.
Sigurisht Vidal e ka gjetur shtëpinë rrëmujë më pas, pasi i kishin thyer xhamin dhe ishin futur brenda.
Hajdutët kanë marrë denoncimin nga lojtari dhe po hetojnë valën e vjedhjeve, pasi në zonë ka pasur disa të tilla këto kohë.
Vidal nuk është për herë të parë viktimë e hajdutëve, pasi në vitin 2014 iu futën në shtëpi dhe i morën 60 mijë euro cash dhe 90 mijë euro bizhuteri.
Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te ...
“Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” R...
Abdixhiku e Osmani mbajnë sot tubimin e bashkimit
Putin: Mendoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit
Veliaj kërkon ndryshim mase sigurie, Kryebashkiaku i Tiranës...
Ismail Dibrani: Në prill të vitit 2027 pritet të vijnë 300 t...