Hajduk Split ka fituar ndaj Dinamos së Tiranës me rikthim të rezultatit 2-1, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Skuadra shqiptare e mori epërsinë në minutën e 37-të në ndeshje ndaj gjigantit kroat, me golin e Bregut, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Por kroatët u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë duke e rikthyer epërsinë.
Durdov barazoi rezultatin katër minuta pas nisjes së etapës së dytë.
Ndërsa Sanyang e çoi Hajdukun në epërsi në minutën e 63-të. Deri në fund të takimit nuk pati gola tjerë dhe kroatët morën fitore në ndeshjen e parë.
Asgjë nuk është mbyllur dhe kualifikimi do të vendoset javën tjetër në ndeshjen e kthimit në Shqipëri./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...