Për të shkëlqyer në fushën e blertë nuk e ka pasur problem, në edicionin e tij e parë në Premier Ligë.
Megjithatë, telashet për Erling Haaland kanë ardhur jashtë stadiumeve.
Së fundi, shtatëlarti është kapur me telefon në dorë, teksa po drejtonte automjetin në rrugët e Manchesterit.
Sipas raportimeve të medieve britanike, kushdo që kapet duke përdorur telefonin në timon mund të gjobitet me 200 paund dhe një dënim me ulje të gjashtë pikëve në patentën e tij.
Në rastin e Haaland, që sapo ka marrë patentën në Angli, dënimi është më i rëndë, sulmuesi rrezikon t’i hiqet e drejta për të vozitur dhe të gjobitet me 1000 paund.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...