Manchester City ka shënuar fitore me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj West Hamit në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.
Që në minutat e para, City tregoi synimet e tij. Në minutën e pestë, Erling Haaland u gjend dy herë radhazi përballë Areolës, fillimisht u ndal nga portieri francez, por në vazhdim norvegjezi përfitoi nga rikthimi i topit dhe e dërgoi atë në rrjetë për golin e epërsisë 1-0.
Skuadra e Pep Guardiolës vazhdoi të ushtrojë presion dhe në minutën e 38-të erdhi goli i dytë.
Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Haaland asistoi për Tijjani Reijnders, i cili nga afërsia realizoi për 2-0, duke e lënë Areolën pa mundësi reagimi.
West Ham pati momentet e veta, veçanërisht në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 47-të, Gianluigi Donnarumma ishte protagonist absolut, duke bërë disa pritje vendimtare radhazi ndaj Summerville, Potts dhe Paqueta, në një nga episodet më dramatike të takimit.
Një tjetër rast i artë për mysafirët u shpërdorua nga Jarrod Boëen, i cili në minutën e 54-të, pasi dribloi edhe portierin, humbi një mundësi të pabesueshme përballë portës bosh.
Çdo dilemë për fituesin u shua në minutën e 69-të, kur Haaland shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Cityn, duke përfituar nga një top i kthyer pas një goditjeje të bllokuar në zonë për 3-0.
Në mnutat e fundit, City pati edhe raste të tjera përmes Foden dhe Savinho, por Areola u tregua sërish i sigurt, duke shmangur gola të tjerë.
Me këtë fitore City merr përkohësisht lidershipin me 37 pikë në pritje të Arsenalit që me fillim nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim ndaj Evertonit./Telegrafi/
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...