Edhe pse lojtari së fundmi rinovoi kontratën me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2034, megjithatë ka nga ata që besojnë se norvegjezi Erling Haaland do t`i bashkohet Real Madridit.
Ish-lojtari i Real Madridit, Pedja Mijatovic, në një bisedë me Josep Pedrerol e ka lënë të hapur mundësin e transferimit të Haaland në ‘Bernabeu’.
“Unë mendoj se Haaland do të luajë për Madridin, e di që do t’i pëlqente”, ka thënë ai.
“Unë mendoj se Haaland mund të luajë për Real Madridin. Kjo do të ndodhë. Haaland nuk e ka thënë publikisht, por unë e di, nga një burim i besueshëm, se ai do të donte të ishte një lojtar i Real Madridit. E di. Mos më pyesni se si… por po. Nëse i jepet mundësia për të ardhur në Real Madrid, nuk mendoj se ai do të kishte ndonjë dyshim”, theksoi Mijatovic.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...