Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres ka shpërthyer kundër klubit të tij aktual, Sporting Lisbonës, duke i bërë të qartë se nuk ka asnjë qëllim të rikthehet në stërvitje apo të luajë më për klubin portugez.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, lojtari ndjehet i tradhtuar dhe i lodhur, pasi presidenti i Sporting deklaroi se 70 milionë euro nuk mjaftojnë për kartonin e tij, shkruan Arbresh.info.
Pavarësisht marrëveshjes së mëparshme për klauzolën e largimit, presidenti i Sportingut nuk pranon asnjë ofertë për super sulmuesin suedez nën 70 milionë euro.
View this post on Instagram
Gyökeres i ka kërkuar klubit të respektojë marrëveshjen për kushtet e largimit, ndërsa tensionet mes palëve po rriten nga dita në dit.
27-vjeçari është pjesë e Sportingut nga viti 2023, teksa një kontratë që e mban të lidhur me këtë klub deri në vitin 2028, andaj edhe largimi i tij është i vështirë pa e paguar kartonin e tij.
Për suedezin janë interesuar shumë klube të njohura evropiane si Arsenal, Manchester United, Juventusi, Napoli. Interes pati edhe nga Arabia Saudite, ku Al-Hilal e Al-Ittihad shprehën intres për të.
Vetëm në këtë sezon ai ka realizuar 52 gola dhe 13 asistime në 54 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat./Arbresh.info
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...