Pas tre fitoreve bindëse në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube, Manchester City u eliminua në fazën e 1/8 së finales nga sauditët e Al Hilalit.
Al Hilal tronditi ekipin anglez dhe fitoi me rezultat 4-3 në vazhdime, duke e dërguar në shtëpi ekipin e fortë dhe të pasur të Pep Guardiolës.
Trajneri spanjoll, pas vitesh dominimi në futbollin anglez, dështoi ta çonte ekipin drejt një trofeu sezonin e kaluar dhe do ta presë atë pas turneut, i cili po luhet në Shtetet e Bashkuara deri në mesin e korrikut.
“Pashë shumë gjëra të mira që nuk i kisha parë më parë, veçanërisht në marrëdhënien midis lojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Kaluam shumë mirë këtu, ndeshjet ishin të mira dhe niveli i lojës ishte i lartë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Në këtë fazë, të gjitha ndeshjet janë të vështira. I lejuam kundërshtarit të bënte tranzicione, por krijuam shumë dhe në përgjithësi ishim të mirë. Është për të ardhur keq”.
“Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm ekipin për mënyrën se si u stërvitën dhe u përgatitën. Ata dhanë gjithçka”, përfundoi trajneri i Cityt.
Manchester City e mbyll sezonin 2024/25 pa asnjë trofe të fituar.
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më
Trajneri i Villarrealit me fjalë të mëdha për Muriqin: Mbroj...
Mbi 36 mijë kërkesa për regjistrim të votueseve në diasporë,...
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...