Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas ndeshjes me Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ku ka treguar se ndihet krenar me paraqitjen e ekipit të tij.
City kishte dy herë epërsi prej dy golave në ndeshjen ndaj Real Madridin, të cilën e dominoi, por në fund fituan me rezultat të ngushtë 4-3.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kevin de Bruyne (2’), Gabriel Jesus (11’), Phil Foden (53’) dhe Bernardo Silva (74’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Karim Benzema (33’, 82’) dhe Viniciur Junior (55’).
Kjo fitore e ka kënaqur pjesërisht trajnerin e Cityt, Guardiolan, i cili e ka vlerësuar kundërshtarin, por ka shtuar se mund të fitonin më thellë.
“Ne ishim aty gjatë gjithë kohës dhe duhej të mbroheshim mirë – ishim aty, nuk kam ankesa për rezultatin apo golat – asgjë – jam shumë krenar”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.
“Bëmë gjithçka që mundëm për të fituar dhe patëm guxim me dhe pa top. Tani rikuperohemi për ndeshjen ndaj Leeds dhe më pas shkojmë në Madrid”.
“Të dyja skuadrat kanë cilësi të jashtëzakonshme në fushë – rezultati është ai që është dhe ne do të udhëtojmë në Spanjë javën e ardhshme dhe do të përpiqemi të bëjmë mirë”.
“Rezultati mund të ishte më i mirë, por ju duhet të bëni shumë mirë gjatë dy ndeshjeve”, përfundoi trajneri i Cityt.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1