Manchester City do të luajë kundër Chelseat të shtunën, ndërsa Pep Guardiola vlerësoi trajnerin e Bluve, Thomas Tuchel, duke thënë se ai është një nga trajnerët e paktë nga të cilët mëson gjëra të reja.
Guardiola u shfaq para mediave për herë të parë që kur u prek me COVID-19 para fitores së tyre në FA Cup jashtë me Swindon Town.
“Ai është shumë kreativ. Një nga trajnerët e paktë nga të cilët mësoj vazhdimisht për t’u zhvilluar si një trajner më i mirë”.
“[Ai është] i shkëlqyer në të gjitha departamentet. Më pëlqeu që kur ishte në Mainz. Më pëlqen të shikoj skuadrat e tij dhe mënyrën se si luan dhe qasjen. Ai e bën futbollin botëror më të mirë”.
“Kur gjen një trajner që dëshiron të jetë gjithmonë pozitiv në mënyrën se si luan, është mirë”, ka deklaruar Guardiola.
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...