Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka shprehur zhgënjimin e tij pas vendimit të Luis Enriques për tu larguar nga gjiganti katalunas me përfundimin e sezonit.
46-vjeçari njoftoi rreth këtij vendimi pas fitores 6 me 1 në La Liga të mërkurën ndaj Sporting Gijonit, rezultat që e riktheu në garë për titull skuadrën e tyre, transmeton portali arbresh.info.
“I kam dy reagime. Si një tifoz i Barcelonës dhe si një mbështetës i klubit, të cilin e kam në zemër. Jam shumë i mërzitur”, tha fillimisht Guardiola. “Do na mungoj personaliteti i trajnerit perfekt, karakteri i tij. Në tri vitet e tij, ai ka luajtur një futboll të pabesueshëm me lojtarë të pabesueshëm”
“E dyta, nëse ai e ka vendosur këtë, unë e kuptoj plotësisht dhe sigurisht i uroj më të mirat”
“Si një tifoz, unë do e falënderoja për gjithçka që ka bërë në tri vitet te klubi im”
Guardiola, i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve së bashku me Barcelonën, ka mohuar raportet e fundit se dëshiron të rikthehet në klub.
“Nuk do të rikthehem asnjë herë në Barcelonë për të qenë trajner aty”, tha ai muajin e kaluar. “Periudha ime aty ka përfunduar”, shtoi Guardiola./arbresh.info
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...