Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka bërë thirrje mbrojtësit Leonardo Bonucci për transferim në Angli.
Vetëm një vit pas rikthimit në Juventus nga AC Milani, Bonucci mund të bëjë një tjetër lëvizje sërish – të paktën kështu raporton Corriere dello Sport, transmeton portali arbresh.info.
Mëngjesin e sotëm (e mërkurë) është duke u raportuar se Guardiola ka folur me mbrojtësin veteran për t’iu bashkua kampionit të Premierë Ligës këtë verë.
Guardiola e sheh reprezentuesin e Italisë si një zëvendësues ideal të Vincent Kompany që tani është një lojtar-trajner i Anderlechtit.
Megjithatë, Bonucci ka kërkuar kohë për të shqyrtuar opsionet e tij për shkak se ai dhe familja e tij kanë qenë të lumtura qysh pas rikthimit në Torino./arbresh.info/
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...