Nuk është sekret që Erling Haaland shënon shumë gola – por goditja e tij mahnitëse me biçikletë në fitoren e Manchester City ndaj Southampton padyshim do të renditet ndër më të mirët e tij.
Kishte paqartësi nëse 22-vjeçari do të startonte të shtunën pas një dëmtimi në ijë, por ai njoftoi rikthimin e tij me stil.
Ky ishte goli i tij i dytë në ndeshje, pasi City regjistroi një fitore 4-1 në “St Mary’s” për të zgjatur serinë e tyre të fitoreve në tetë ndeshje në të gjitha garat dhe për të mbajtur presionin mbi liderët e Premier League, Arsenal.
Trajneri i tij, Pep Guardiola ka insistuar pas ndeshjes se ai është në nivelin e Messit e Ronaldos, shkruan BBC.
“Ne kemi jetuar dy dekada të jashtëzakonshme me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, por ai është në atë nivel. Goli i dytë ishte i mrekullueshëm. Nuk është e lehtë të marrësh topin në qiell dhe ta vendosësh në bar”, tha menaxheri Pep Guardiola për BBC Sport.
City, kampion i Anglisë në katër nga pesë sezonet e fundit, nënshkroi Haaland nga Borussia Dortmund.
Nëntë muaj më vonë dhe sulmuesi norvegjez ka barazuar rekordin e 44 golave në të gjitha garat nga një lojtar i Premier League në një sezon.
Real Madridi detyrohet të kërkojë falje pas një postim me pë...
“I kam ruajtur lopët”, Londrimi flet për kohën p...
Hoxhaj: Do t’i them “po” çdoherë një kandidature nga familja...
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre