Guardiola e do yllin e Milanit në skuadër

MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 21: Josep Guardiola, Manager of Manchester City looks on after the Premier League match between Manchester City and Tottenham Hotspur at the Etihad Stadium on January 21, 2017 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

10:25 | 4 Qershor 2020
A Z

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thuhet se e ka telefonuar Ismael Bennacer, që ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh.

22-vjeçari ishte shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Kombeve në Afrikë, derisa ishte transferuar te Rossonerët për 15 milionë euro nga Empoli.

Ai ka shkëlqyer në këtë edicion, e që ka marrë vëmendje të madhe edhe nga Paris Saint-Germain.

Tani, RMC Sport raporton se Manchester City është duke i prirë garës dhe dëshiron të transferojë atë sa më shpejtë.

Bëhet e ditur se Pep Guardiola ka bindur lojtarin që të kalojë te Citizens, por që ata duhet të punojnë në ndëshkimin e UEFA-s që i ndalon ata për dy vite mos pjesëmarrje në garat evropiane.

Milani kërkon 50 milionë euro nga shitja e lojtarit, pasi aq edhe i ka caktuar klauzolën e largimit.

Shpërndaje në rrjete sociale