Kryeprokurorja, Kimberly West tha se Prokuroria kërkon vendim dënues për të gjitha pikat e aktakuzës në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe vendosjen e një vendimi të vetëm prej 45 vitesh.
Tutje, ajo tha se i qëndrojnë faktit se kërkojnë dënimin për persona konkret dhe jo dënim për Shtabin e Përgjithshëm.
“Ne i qëndrojmë asaj se çfarë kemi parashtruar në dosjen tonë që ne i qëndrojmë faktit që ne kërkojmë dënimin e personave konkret. Ne nuk kërkojmë një dënim për Shtabin e Përgjithshëm por për persona konkret. ZPS-ja kërkon vendim dënues për të gjitha pikat e aktakuzës dhe vendosjen e një vendimi të vetëm prej 45 vitesh mbështetur në kontributet individuale të krimeve të bëra ose të kryera prej secilit prej personave”, tha ajo.
Tutje, ajo tha se krimet janë të renda dhe akuzat nuk kanë hupur vlerën e tyre me kalimin e kohës dhe vazhdojnë të mbeten ende të renda.
Këto krime janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë të renda në natyre dhe këto akuza nuk e kanë hupur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Vazhdojnë të mbeten ende shumë të renda./BetimipërDrejtësi
LEXO EDHE:
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës