Pasditen e kësaj të hëne, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta.
Takimi i Ramës në Bruksel vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, ku objektivi kryesor është integrimi në Bashkimin Evropian.
Një nga çështjet kryesore të mbetura pezull është Raporti i Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit, i njohur si IBAR, i cili lidhet me kapitujt 23 dhe 24 të procesit të negociatave.
Deri më tani, Shqipëria nuk ka mundur ta marrë këtë raport të plotë dhe të miratuar nga shtetet anëtare të BE-së. Pa aprovimin e këtij dokumenti, procesi i mbylljes së kapitujve nuk mund të ecë përpara./Abcnews.al
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë