Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar António José Seguro-n për zgjedhjen e tij si President i Republikës Portugeze.
Në një mesazh urimi, Osmani ka shprehur urimet më të përzemërta në emër të popullit të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme shtetërore.
Ajo është shprehur e bindur se, nën udhëheqjen e Presidentit Seguro, partneriteti afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë do të vazhdojë të thellohet, i udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe bashkëpunimi i ngushtë mes dy shteteve.
“Jam e bindur se marrëdhëniet tona miqësore do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej”, ka theksuar Osmani./Arbresh.info
On behalf of the people of the Republic of Kosovo, I extend our warm congratulations to António José Seguro on his election as President of the Portuguese Republic, and wish him every success as he assumes this important responsibility.
I am confident that, under his leadership,…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 9, 2026
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...