Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Shaun Goater beson se trajneri Pep Guardiola do qëndrojë në klub, pavarësisht dënimit për dy vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
City do ta apelojë vendimin e UEFA-s, por ka spekulime të shumta lidhur me të ardhmen e Guardiolës, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Goater nuk beson se tekniku spanjoll do të largohet, por do qëndrojë dhe do e përfundojë punën që ka te “Qytetarët”.

“Mendoj se do qëndrojë. Projekti te City ende nuk ka përfunduar, edhe pse dy vite dënim do këtë efekt. Ishte te Barcelona, Bayern Munich. Mendoj për Italinë ose tjera, por nuk janë atraktive si Premierë Liga”.
“PSG është mundësi, por ndjej se do qëndrojë dhe e përfundojë biznesin”, deklaroi ai.
Sipas spekulime Juventus është i gatshëm ta bëjë gjithçka për ta sjell në Torino, ndërsa Pochettino shihet si pasuesi i tij./arbresh.info.
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...