Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 88:73 në gjysmëfinalen e tretë të play-offit ndaj Borës të luajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prziren.
Kryeqytetasit e nisën për mrekulli ndeshjen ku patën seri 0:11, mirëpo vendasit u rikthyen në lojë, me çerekun e parë që përfundoi 17:23 në të mirë të Borës, shkruan Arbresh.info
Çereku i dytë ishte fatal për ekipin nga kryeqyteti, por edhe dëmtimi i Amin Hot në etapën e parë. Në këtë periudhë Bashkimi fitoi 32:22, për të shkuar në epërsi në pushim me rezultat 49:45.
Edhe dy çerekët tjerë, vendasit i fituan për ta thelluar avantazhin në 15 pikë në fund.
Më i dalluari në fitoren e Bashkimit ishte i zakonshmi Shanon Shorter me 23 pikë e gjashtë kërcime. Lojë të mirë bëri edhe Wooten i cili shtoi 15 pikë e nëntë kërcime.
Tek Bora u dalluan Dingle me 23 pikë dhe Cheese shtoi 13 tjera.
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale, dhe tashmë është vetëm një triumf larg finales së madhe për të dytin vit me radhë.
Ndeshja e katërt luhet të shtunën në palestrën “1 Tetori”./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...