Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se ka diskutuar një armëpushim të mundshëm në Ukrainë gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin të zhvilluar pak orë më parë, e cila thuhet se ka zgjatur mbi një orë.
“Patëm një bisedë të mirë, e njoh prej kohësh”, tha Trump.
Duke folur për gazetarët ndërsa priti astronautët e misionit Artemis II mission në Zyrën Ovale, Trump deklaroi se i kishte sugjeruar Putinit “një armëpushim të vogël” në luftën në Ukrainë.
“Dhe mendoj se ai mund ta bëjë këtë”, shtoi ai, duke iu referuar mundësisë së një ndalimi të përkohshëm të luftimeve.
Trump u pyet gjithashtu nëse Putin kishte dhënë ndonjë sinjal për një armëpushim, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ai tha gjithashtu se Putin kishte ofruar ndihmë lidhur me çështjen e uraniumit të pasuruar të Iranit, një nga pengesat kryesore në negociatat ndërkombëtare. Megjithatë, Trump u shpreh se do të preferonte që fokusi të ishte te përfundimi i luftës në Ukrainë./Top Channel
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...