Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos

21:49 | 29 Prill 2026
D.H

Arsenal ka shkuar në pushim me epërsi (0:1) ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano”, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Goli i vetëm u shënua në minutën e fundit të kohës së rregullt nga penalltia, shkruan Arbresh.info.

I pagabueshëm nga 11 metra ishte sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres i cili shënoi për (0:1).

Para golit të shënuar pati pak raste dhe u shënua vetëm një goditje në portë.

Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë do të ketë gola tjerë./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale