Futbollisti Francesco Totti ka zhvilluar dje ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Romës, teksa gruaja e tij Ilary Blasi, do të duhet ta ngushëllojë ikonën e futbollit italian.
Ilary dhe Totti janë bashkë që nga viti 2003, ndërsa u martuan në vitin 2005. Blasi ka thënë për “Striscia la notizia” se nuk e di se si do të shkojnë gjërat tani kur bashkëshorti i saj do të jetë vazhdimisht në shtëpi. Po ashtu, ajo kishte thënë se e gjithë familja do të ishin të pranishëm në “Stadio Olimpico” në ndeshjen e fundit të Tottit dhe ashtu ndodhi.
Gruaja e tij do ta ketë punën më të vështirë për ta ngushëlluar Tottin në këto momente të vështira të largimit nga pasioni i tij teksa ka premtuar se do ta mbajë gjithë ditën në shtëpi për ta bërë të lumtur.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...