Antoine Griezmann nuk shkëlqeu në këtë Europian, me lojtarin që nuk ia doli për të lënë gjurmë në aspektin personal, ndërsa nuk i ka shpëtuar kritikave pas eliminimit me Spanjën në gjysmëfinale.
Griezmann e nisi këtë ndeshje nga stoli, por edhe kur erdhi në fushën e lojës nuk arriti të bënte diferencën, apo të ndryshonte ritmin e skuadrës.
Pas ndeshjes, Antoine u shpreh se e gjithë skuadra është e zemëruar, ndërsa tregoi edhe çfarë i mungoi Francës.
“Të gjithë jemi të zemëruar, të trishtuar sepse ky eliminim ishte një goditje e fortë për ne. Unë mendoj se ne ishim superiorë në gjithçka, në intensitet, në dëshirën për të luajtur bashkë. Por, ne nuk do ta kërkojmë një justifikim për këtë eliminim. Kur erdha në fushën e lojës e fillova keq, u përpoqa të jap maksimumin tim, por me shumë ndryshime taktike dhe pozicione ishte pak e vështirë. Personalisht mendoj se na penalizoi se në këtë Europian ne humbëm shumë mundësi, shpërdoruam shumë dhe nuk ia dolëm që t’i përkthenim në gol. Rishikimi për të ardhmen? Tani është moment për pak pushim, pastaj do të nisim analizat tona” – tha Griezmann./Ss
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...