Mason Greenwood do të vihet nën urdhrat e Roberto De Zerbit.
Anësori sulmues anglez ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Olympique Marseille dhe do të nënshkruajë kontratën së shpejti.
Edhe detajet e fundit, raporton “Footmercato”, janë përcaktuar dhe tashmë nuk ka më pengesa mes klubit francez dhe 22-vjeçarit, i cili do të veshë fanellën e OM për pesë vitet e ardhshme.
Ish-xhevahiri i Manchester Unitedtid, i larguar nga “Djajtë e Kuq” pas akuzave për dhunë në familje, duhet të mbërrijë në jug të Francës në orët e ardhshme, përpara se të prezantohet dhe të kryejë fazën parasezonale.
Marseille do të investojë rreth 30 milionë euro në këtë operacion, një shifër e rëndësishme për të sjellë në shtëpi objektivin e parë të madh të merkatos së verës.
Sezonin e kaluar Greenwood luajti në formë huazimi për Getafen. Mes La Ligas dhe Kupës së Mbretit lojtari bëri 36 paraqitje, duke shënuar gjithsej 10 gola plus gjashtë asistime./ss
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...