Grapeland Basketball është skuadra më e re që e ka siguruar pjesëmarrjen në elitën e basketbollit kosovar për edicion 2025/26.
Skuadra nga Rahoveci gjatë ditës së sotme ka filluar konsolidimin e skuadrës, fillimisht duke zyrtarizuar si trajner të ekipit, Bujar Locin, shkruan Arbresh.info.
Loci udhëhoqi rahovecasit drejt historisë duke u inkuadruar në Superligë, teksa do të vazhdojë të jetë në krye të kësaj ekipe edhe për një sezon tjetër.
Kështu ka bërë të dikur vetë Grapeland përmes një postimi në rrjeti social Facebook.
Loci deri më tani është trajneri i parë kosovar dhe mund të jetë i vetmi që do ta drejtojë ndonjë skuadër këtë edicion.
Derisa sa skuadrat tjera kanë vendosur për trajner të huaj rahovecianët i kanë besuar një trajneri kosovar. Përveç Sigal Prishtinës dhe Bashkimit të gjitha skuadrat tjera kanë zyrtarizuar trajnerët për këtë edicion.
Pas arritjes së marrëveshjes me trajnerin, Grapeland do të fillojë të zyrtarizojë edhe basketbollistët për edicionin e ri, ku liga pritet të jetë e zjarrtë./Arbresh.info
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...