Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ia ka pëlqyer një foto Alexandre Lacazettes në Instagram derisa vazhdon ende të flitet që sulmuesi mund t’i bashkohet klubit në ‘Emirates’ gjatë verës.
Lacazette, i cili ka shënuar 119 gola brenda 261 paraqitjeve për Lyonin, ishte subjekt i një oferte prej 29 milionë funta nga “Topçinjtë” verën e kaluar, por skuadra franceze refuzoi ofertën, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari ka shkëlqyer edhe këtë edicion te Lyoni duke shënuar 22 gola brenda 22 paraqitjeve në Liga 1, por mësohet se ai mund të transferohet te gjiganti anglez në fund të sezonit. Pasi Lacazette shënoi në fitoren 5 me 0 ndaj Metz të dielën, ish futbollisti i Manchester United, Memphis Depay, ka ngarkuar një foto duke festuar me sulmuesin.
Xhaka, i cili nuk njihet me Lacazetten apo Depayn, ia ka pëlqyer postin në rrjetin social duke ngjallur thashetheme rreth transferimit.
Raportet sugjerojnë që Arsenali duhet të shtrojë 60 milionë funta në mënyrë për të siguruar shërbimet e reprezentuesit francez para edicionit 2017/18./arbresh.info

Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...