Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë, shkruan Arbresh.info.
Përmjet një postimi në “InstaStory”, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka shprehur ngushëllimë për vdekjen e Jotas, si dhe vëllait të tij.
“Prehuni në paqe Diogo & Andre”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës.
Xhaka është përballur disa herë kundër tij sa ka qenë pjesë e Arseanlit, ndërsa Jota luante në Liverpool.
Jota ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare, dhe para disa ditësh ishte martuar. Ai la prapa vetës tre fëmijë.
Ndërsa vëllai i tij u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare /Arbresh.info

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...