Granit Xhaka raportohet se refuzon t’i kërkojë falje tifozëve të Arsenalit pavarësisht se Unai Emery e ka telefonuar atë për të bindur që ta bëjë një gjë të tillë.
Emery ka një problem të madh në duart e tij në Emirates pas barazimit të së dielës 2 me 2 ndaj Crystal Palance, i cili shtua edhe me përfshirjen e Granit Xhakës, transmeton portali arbresh.info.
Emri i reprezentuesit kosovar të Zvicrës është thirrur ironikisht nga tifozët e Arsenalit kur u njoftua për largimin e tij nga fusha për zëvendësim.

“Topçinjtë” më pas shpërthyen duke fishkëllyer 27 vjeçarin, i cili vetëm se e acaroi situatën edhe më shumë duke vënë dorën në vesh dhe duke bërtitur më pas “q*** të gjithë”.
Derisa po largohej nga fusha, mesfushori largoi më pas shiritin e kapit para se të hiqte edhe fanellën duke shkuar direkt në tunel për në zhveshtore.
Bazuar në një raport nga The Sun, një hetim disiplinor tashmë është duke u bërë në Emirates.

Emery raportohet të ketë telefonuar Xhakën pas ndeshjes duke tentuar për të bindur mesfushorin për t’iu kërkuar falje tifozëve.
Xhaka ende nuk e ka bërë këtë ndërkohë që situata rrezikon të dal edhe më shumë jashtë kontrollit./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë