Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, po dëshmon se përvoja dhe lidershipi i tij mbeten të pazëvendësueshme në futbollin anglez.
Në ndeshjen ndaj Evertonit, Xhaka zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar në fushë dhe duke realizuar golin e tij të parë në Premier League pas rikthimit në elitën angleze.
Takimi përfundoi me rezultatin 1–1, por për Xhakën kjo mbrëmje mbetet e veçantë.
Paraqitja e tij u vlerësua lartë nga platformat e njohura statistikore Flashscore dhe SofaScore, të cilat e shpallën “Lojtari i ndeshjes”, duke konfirmuar ndikimin e madh që ai ka në lojën e skuadrës.
Pas ndeshjes, Xhaka foli për “Sky Sports”, ku shprehu pakënaqësi për mënyrën si skuadra e nisi takimin, por njëkohësisht dha një mesazh optimizmi.
“E nisëm ndeshjen sikur të kishim mbaruar stërvitjen dje. Nuk mjaftoi! Besoj se si stërvitesh, ashtu luan”, tha Xhaka.
Megjithatë, mesfushori shqiptar nuk e fshehu gëzimin për rikthimin e tij në futbollin anglez.
“Jam i lumtur që jam rikthyer në Premier League dhe shpresoj se mund t’i ndihmoj djemtë me përvojën time ditë pas dite”, theksoi ai.
Pas një periudhe të suksesshme në Bundesligë, rikthimi i Granit Xhakës në Angli po shihet si një hap pozitiv si për të, ashtu edhe për klubin e tij aktual, që tashmë po përfiton nga stabiliteti dhe përvoja e mesfushorit 32-vjeçar.
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...