Mesfushori shqiptar Granit Xhaka raportohet se është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite, te skuadra Neom SC.
Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, raporton se reprezentuesi shqiptar i Zvicrës tashmë ka arritur marrëveshje verbale me klubin saudit.
Xhaka siç raportohet, do të përfitojë 10 milionë euro në vit, ndërsa Neom SC është i gatshëm t’i paguajë 6 milionë euro Bayer Leverkusenit për kartonin e tij.
Megjithatë, marrëveshja përfundimtare mes dy klubeve ende nuk është zyrtarizuar.
Bisedimet përfundimtare pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme, ku mund të ketë edhe konfirmim zyrtar për transferimin e mesfushorit shqiptar tek klubi arab.
Për Xhakën ka pasur interesim edhe nga gjigantët italianë Milan, Inter dhe Juventus, si dhe nga Fenerbahçe në Turqi.
Bayer Leverkuseni, nga ana tjetër, thuhet se e vlerëson kartonin e tij mes 8 dhe 15 milionë euro.
Neom SC, që këtë sezon është ngjitur në elitën e futbollit saudit, ka shpenzuar 43 milionë euro në afatin kalimtar veror, duke sinjalizuar ambicie serioze për sezonin e ri.
Nëse transferimi zyrtarizohet, Xhaka do të bëhet një tjetër emër i madh që i bashkohet futbollit arab.
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit
Dialogu Kosovë–Serbi, Serwer: Kosova duhet të vazhdojë ta ke...
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të IS...
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...