Gonzalo Higuain ka hapur llogarinë e tij te skuadra e re me një gol vërtetë të bukur.
Sulmuesi argjentinas, i cili finalizoi transferimin në formë huazimi nga Juventusi te Chelsea gjatë merkatos së transferimeve të muajit janar, ka hapur llogarinë e tij te “Blutë” në ndeshjen e tij të dytë, shkruan portali arbresh.info.
Higuain dërgoi në epërsi skuadrën e Maurizio Sarrit, me të cilin u ribashku në Stamford Bridge pas kohës shumë të suksesshme të shpenzuar së bashku te Napoli, derisa po zhvillohej minuta e 15′ e ndeshjes kundër Huddersfieldit.
Pas një asistimi nga mesfushori kreativ N’Golo Kante, Higuazin me një goditje të fuqishme fare pranë zonës shënoi për 1 me 0.
Ai tani ka shënuar 37 gola brenda 37 ndeshjeve në ligë nën udhëheqjen e Sarrit./arbresh.info/
(Shikoni këtu golin e tij)
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...