Goli spektakular i Bruno Fernandes kundër Izraelit

10:25 | 10 Qershor 2021

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka shënuar një gola spektakular në ndeshjen kundër Izraelit, e cila ka mbyllur me rezultat 4-0 në favor të Portugalisë.

26-vjeçari përmes kësaj ndeshje ka treguar se është në formë të shkëlqyeshme përpara nisjes së Euro 2020.

Portugalia mori një fitore të thellë më rezultat 4-0 në ndeshjen miqësore kundër Izraelit.

Lojtari më i mirë i ndeshjes padyshim se ishte Fernandes i cili në minutën e 42-të ka shënuar gol duke e përmbysur rezultatin në 1-0, ndërsa dy minuta më vonë asistoi për Cristiano Ronadon tek goli 2-0.

Joao Cancelo shënoi për 3-0, ndërsa Fernandes e mbylli rezultatin me 4-0 me një raketë në minutat shtesë.
Goli në minutat shtesë është duke u vlerësuar shumë nga ana e analistëve dhe mediumeve botërorë të sportit dhe paraqitja brilante e mesfushorit portugezë./arbresh.info/


 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara