Një numër i madh i tifozëve të Crystal Palaces besojnë që goli i epërsisë së Arsenali i realizuar nga Shkodran Mustafi ishte shënuar nga pozita jashtë loje.
Mustafi theu heshtjen në Selhurst Park duke shënuar në minutën 25′ të ndeshjes nga një kënd i ngushtë, por Alexis Sanchez dukej se ishte në pozitë jashtë loje në momentin kur u shënua goli, transmeton portali arbresh.info.
Shumë besojnë që sulmuesi kilian preku topin e dorë pas krosimit nga Alexandre Lacazette nga krahu i djathtë.

Julian Speroni më pas kaloi topin në pjesën tjetër ku ishte Shkodran Mustafi, i cili shënoi me lehtësi derisa portieri i Palaces kishte vështirësi për të qëndruar në këmbë.
Thierry Henry sugjeron që Alexis Sanchez ishte më fat që nuk u pa se ishte në pozitë jashtë loje derisa po diskutonte incidentit pas pjesës së parë.
“Ajo që ai (Sanchez) bënë është lëvizja e tij e topit me dorë”, ka thënë analisti në ‘Sky Sports’.
I pyetur nëse lëvizja e Sanchezit e shpërqendroi Speronin, Henry u përgjigjë: “Po pak po”./arbresh.info/
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë