Real Madridi siguroi pjesëmarrjen në finale të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së martës me rezultat të përgjithshëm 4 me 2 ndaj Atletico Madridit.
Skuadra e Diego Simeones, që kishte shpresa për të vazhduar tutje në këtë turne evropian, shfaqi një performancë të jashtëzakonshme brenda 16 minutave të parë të takimit, transmeton portali arbresh.info.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në ‘Vicente Calderon’, Atletico Madridi shënoi përmes Saul Niguezit dhe superyllit Antoine Griezmann. Atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme dhe dukej sikur Atletico do të jetë “Barcelona e ardhme” për të siguruar një rikthim befasues.
Lexo më shumë: Zbulohet pse Fernando Torres ishte i zemëruar me Cristiano Ronaldon (FOTO/VIDEO)
Megjithatë, goli nga Isco para përfundimit të pjesës së parë i dha fund ëndrrave të rivalit madrilen.
Por, a duhet të arrinte ndeshja deri në atë pikë?
Pamje nga penaltia e gjuajtur nga Griezmann, të cilën Keylor Navas gati e shpëtoi duke e prekur me dorë topin, janë duke qarkulluar në rrjetin social Twitter kur shumë përdorues besojnë që goli duhej të anulohej.
Ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë, Griezmann duket se ka prekur topin dy herë para se ai të arrijë në portë./arbresh.info
https://twitter.com/RMadridVideos/status/862394418866868226
https://twitter.com/KristianJack/status/862385133625724928
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit