Cristiano Ronaldo ka treguar edhe një herë pse shumë e konsiderojnë atë një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Në ndeshjen e xhiros së 27-të të Ligës Saudite Pro, Al-Nassr i tij mposhti Al-Riyadhin me rezultat 2:1, ku Ronaldo i shënoi të dy golat për ekipin e tij.
Al-Riyadh kaloi në epërsi me golin e Selemanit në minutën e 45+2. Megjithatë, Ronaldo u përkujdes për fitoren e skuadrës së tij në minutat 56-të dhe 64-të me dy gola të shënuar.
Goli i dytë ishte veçanërisht mbresëlënës, kur Ronaldo shënoi një gol të jashtëzakonshëm me voley.
Topi i erdhi në një hark të gjerë dhe ai e kapi atë në mënyrë perfekte dhe shënoi një nga golat më të bukur të karrierës së tij dhe më të bukurin që kur u transferua në Arabinë Saudite.
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...