Vedat Muriqi po vazhdon formën e shkëlqyer këtë edicion me skuadrën e Mallorcas. Ylli dardan ka qenë protagonist sot në barazimin me Atletico Madridin, sfidë e vlefshme për xhiron e pestë në La Liga.
Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të në ndeshje.Ndeshja u mbyll 1-1, shkruan Arbresh.info.
Ky ishte goli i tij i katërt në kampionatin spanjoll dhe tashmë është vetëm një gol mbrapa Kylian Mbappes i cili po i prinë listës së golashënuesve.
Mallorca pas pesë ndeshjeve ka dy pikë dhe është në vendin e parafundit, kurse Atletico është e 12-ta me gjashtë pikë.
Ndeshjen e radhës “Pirati” me shokë e luajnë ndaj Real Sociedadit në udhëtim, kurse Atletico e Rayo Vallecanon./Arbresh.info
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...