Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, që luan për Ujpest-in nga Hungaria, u paraqit për Maqedoninë U-21, duke treguar superlojë dhe ishte më i merituari për pikën e madhe të përfaqësueses së tij.
Ata në stadiumin Bydgoszcz në Poloni barazuan me rezultat 2:2 me Serbinë U-21, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së dytë të grupit B për Kampionatin Evropian. Maqedonia ishte afër fitores, por minuta e fundit e tradhtoi dhe u dashtë të kënaqën me barazim.
Ajo që duhet veçuar në këtë ndeshje është goli i Bardhit, i cili me aq mjeshtri gjuajti nga penalltia sa e trullosi portierin Milinkoviq-Saviq, i cili vetëm me shikim e përcolli topin. Bardhi luajti standard i cili qe i saktë nga penalltia në minutën e 64-të. Bardhi u paraqit standard, sikurse edhe Besir Demiri e Mevlan Murati. Maqedonia fitoi pikën e parë. Golin e Bardhit mund ta shikoni në sekondën e 50-të.
https://www.youtube.com/watch?v=XEMvrVtgZvo
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...