Manuel Locatelli ishte lojtari kryesor në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Milan dhe Juventus, që u zhvillua në “San Siro”.
Ai shënoi golin vetëm në ndeshje në fitore e Juventusit me rezultat 1-0, shkuran Arbresh.info.
Locatelli shënoi në të njëjtën ditë, në të njëjtin stadium, në të njëjtën ndeshje dhe me të njëjtin rezultat si shtatë vite më parë. E vetmja gjë që ndryshon është fanella që ka veshur Locatelli, këtë herë është fanella e Juventusit e jo e Milanit.
Më 22 tetor 2016 ai shënoi golin e tij të parë në Serie A, në atë kohë kundër Juventusit dhe si lojtar i Milanit.
Por tani, në vitin 2023, historia ndryshon pasi ai shënon golin e fitores kundër Milanit, me fanellën e Juventusit.
Të gjitha në të njëjtën datë dhe në të njëjtin stadium, por shtatë vjet më vonë.
“Goli i vitit 2016, kundër Juventusit, më erdhi në mendje para ndeshjes… Për mua të luaj këtu është e veçantë. Unë jam rritur këtu, tifozët janë të veçantë. Më pas jeta më çoi të merrja vendime të tjera, unë jam aty ku doja të isha. është e pabesueshme që përfundoi 0-1 me golin tim”, tha Locatelli pas ndeshjes.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...