Golden Eagle Ylli ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 81-68 (22:10, 15:23, 22:19, 22:16), në javën e 25-të të Prince Caffe Superligës.
Vendasit e nisën për mrekulli me një seri prej 15:4 dhe ishin bindës në çerekun e parë, duke e fituar 22:10.
Megjithatë, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë ngushtojnë shifrat, dhe madje kalojnë në epërsi 27:30, por therandasit me një seri të suksesshme në fund shkuan në pushim me rezultat 37-33.
Por, në periodën e tretë, kampionët sërish u shkëputën në 14 pikë epërsi, 51:37, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 59:52.
Basketbollistët e Prizrenit në dhjetë minutat e fundit arritën të rikthehen, ku barazuan shifrat në 63:63, megjithatë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Ylli triumfoi 81-68.
Më të mirët e Yllit ishin Chris Harris me 21 pikë e 18 kërcime dhe Gëzim Morina me 15 pikë e 12 kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni u dalluan Meriton Ismaili me 15 dhe Muhamedali Janjeva me 13.
Therandasit kanë 18 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit shtatë fitore e 18 humbje.
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...