Napoli ka marrë një goditje të rëndë pas fitore së madhe me Interin.
Mesfushori belg, Kevin de Bruyne ka pësuar një dëmtim të rëndë në këtë sfidë, dhe u detyrua të zëvendësohet pas vetëm 37 minutave, shkruan Arbresh.info.
Ai shënoi golin e parë në këtë sfidë nga penalltia, mirëpo fati i tij i keq ishte lëndimi.
Pas ekzaminimeve mjekësore, Napoli ka dal me një njoftim për dëmtimit e yllit belg.
“Pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes kundër Interit, Kevin De Bruyne iu nënshtrua testeve në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një këputje të shkallës së lartë në bicepsin femoris të kofshës së djathtë. Lojtari ka filluar tashmë rehabilitimin e tij”, thuhet në faqen zyrtare të Napolit.
Tashmë, belgu ka humbur këtë vit, dhe nuk do të jetë i gatshëm të luaj deri në vitin tjetër, pasi shkalla e dëmtimit bën që ai të mungojë rreth tre muaj.
34-vjeçari do të humb disa ndeshje të rëndësishme duke përfshirë ndeshjet e fazës së ligës të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info
Prokruroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për ...
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar