Sanksionet kundër Rusisë duket se e kanë bërë të veten dhe në këtë rast i pari që është goditur është pronari i Chelsea FC, Roman Abramovich.
Abramovich, sipas një raporti ti Moscow Times, është njëri nga 50 biznesmenët më të pasur rus që është goditur nga sanksionet që SHBA dhe vendet e Europës Perëndimore kanë vënë kundër Rusisë.
SHBA ka vënë sanksione për të gjithë ata biznesmenë, kompani dhe zyrtarë qeveritarë rus që kanë lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Puti. Sanksionet vinë si ndëshkim për këtë biznesmenë dhe përfshirjen e tyre në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
Pasojat ende nuk dihet se çfarë do të jenë në klubin londinez, por shumica e analistëve kanë paraparë që sivjet Chelsea të gjendet në vështirësi financiare, gjë që është parë edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, ku Chelsea ka dështuar për të dërguar emra në Stamford Bridge.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...